Çitaku: Zyrtarët serbë s’mund të imagjinojnë se shqiptarët e Kosovës do të jenë të barabartë me ta në UEFA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se deklarimet e qeveritarëve nga Beogradi pas pranimit të Kosovës në UEFA flasin për një shkallë të lartë të urrejtjes patologjike kundër Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se deklarimet e qeveritarëve nga Beogradi pas pranimit të Kosovës në UEFA flasin për një shkallë të lartë të urrejtjes patologjike kundër Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për mosnjohje në nivel politik. Deklarimet si këto flasin qartë për një klasë politike e cila tërësisht mohon realitetin politik dhe juridik në Kosovë, dhe për më tepër, keto deklarime flasin për një lloj averzioni të paimagjinueshëm që kjo klasë politike në Beograd ushqen kundër shqiptarëve të Kosovës” ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se  “këta njerëz as që mund të imagjinojnë që shqiptarët e Kosovës, që vazhdimisht janë trajtuar si qytetarë të rendit të dytë do të jenë të barabartë me ta në UEFA”.

“Sa për keqardhje. Sa e papranueshme. Vëtem urrejtja patologjike e shpjegon reagimin e instancave më të larta në Beograd kundrejt një vendimi tërësisht sportiv dhe në esence jo politik që sot u miratua në Budapest” ka përfunduar ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta