Showbiz

Çfarë po realizon tani Bebe Rexha, videoklip apo ndonjë fotosesion ?

By Egzona Krasniqi

May 03, 2016

Këngëtarja Bebe Rexha, është shumë aktive në koncerte të shumta sidomos pas publikimit të këngës së saj në bashkëpunim me Nicki Minaj.

Bebe, është një krijuese e vërtetë në muzikë e mbi të gjitha me origjinë shqiptare. Këngëtarja, përmes rrjetit social Instagram, ka publikuar një fotografi në të cilën ajo shihet në një skenë ku ndoshta po xhirohet ndonjë videoklip i ri saj ose sigurisht po krijohet një fotosesion.

Bebe, kohët e fundit është përfolur shumë edhe për linjat trupore e cila njihet për një trup jo shumë të gjatë por shumë mirë të formuar e gjithë kjo falë ushtrimeve në fitnes. Këngëtarja sigurisht që do të publikoj edhe ndonjë këngë të re sepse ato që ka publikuar më parë u shndërruan në hite dhe ndër këngët më të dashura nga shumë fansa në gjithë botë./Indeksonline/