Thaçi: Brenda 24 orësh lajmi për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti  i vendit, Hashim Thaçi, tha se Kosova po e plotëson këtë standard demokratik dhe se mediat do ta kenë perkrahjen e tij si president.

“Mediat do ta kenë përkrahjen time ashtu siç e kanë pasur gjithmonë”, tha presidenti Thaçi, duke  i falenderuar për punën e bërë, përkrahjen, këshillat dhe kritikat, raporton Telegrafi.

Ai foli edhe për pranimin e Kosovës në UEFA, duke e cilësuar si ditë historike për Kosovën, pas izolimit gati 30 vjeçar të futbollit tonë.

Ai tha se brenda 24 orësh do të vijë edhe lajmi tjetër i madh nga Brukseli për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Temat
LajmeVend

Të afërta