‘Bon Bon’ arrin sërish 30 milionë shikime

Kënga Bonbon e Era Istrefit ishte larguar nga kanali zyrtar i kompanisë “Nesër” në momentin kur i kishte grumbulluar 30 milionë klikime, që më pas të ngarkohet në atë të “Ultra Music”, pasi kishte nënshkruar kontratë me kompaninë ndërkombëtare Sony.

Por pa kaluar një muaj i plotë, kënga e Erës sot numëron 32 milionë klikime në kanalin e ri, duke dëshmuar kështu se ende vazhdon të mbetet hit dhe se pëlqehet dhe dëgjohet me të madhe anembanë botës./GazetaExpress/

 

Temat
Showbiz

Të afërta