Lajme

Babai akuzon kujdestarët e çerdhes për lëndimin e të birit (Foto)

By FIRST CHANNEL

May 03, 2016

Sot në çerdhen “Shpresa Jonë”, e cila ndodhet në Banjë të Pejës, është aksidentuar 4 vjeçari, Riduan Kaliqanaj, me ç’rast ky i fundit ka marrë lëndime në kokë.

Babai i Riduanit, Bashkimi ka thënë për Telegrafin se sot në orën 11:00, ia kanë sjellë djalin në shtëpinë e tij kujdestarët e kësaj çerdheje.

Ai ka thënë është tronditur kur e ka parë të birin në atë gjendje, duke shtuar se mënjëherë e ka dërguar atë në spitalin e Istogut.

Ai ka thënë se rastin e ka paraqitur në Polici, dhe pret që drejtësia t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

“Paramendoni, kjo nuk është hera e parë që djali im po lëndohet. Ai është lënduar edhe dy herë tjera, jo si tash, por më rëndësi është lënduar. Nuk do ta lë me kaq këtë, por do ta dërgoj deri në fund rastin”, ka theksuar ai.

Ndryshe, familja Kaliqanaj jeton në fshatin Carallukë të Komunës së Istogut./Telegrafi/