Zhgënjimi i bukuroshes, që e shpallën Miss gabimisht

Gëzimi iu kthye në mërzi të madhe, kur i hoqën nga koka kurorën e më të bukurës, për t’ia vendosur rivales së saj.

Ky rast i turpshëm ka ndodhur në ‘Miss Rondonia Mundo’, ku fituesja e përfaqëson vendin në zgjedhjen e më të bukurës së Brazilit.

Leticia Cappatto ka mbetur e zhgënjyer dhe e ‘poshtëruar’, kur ia kanë hequr kurorën, pas gabimisht ishte shpallur fituese e garës.

 Kurora që nuk i rinte në kokë, duket se ishte fat i keq për të, sepse më pas ja hoqën, për ta lënë vetëm si përcjellëse të parë.

Shikoni në videon e publikuar, ku ajo shihet e nervozuar, duke mos lejuar t’i vendoset shiriti që e lë në vendin e dytë. /Telegrafi/

 

Temat
Fun

Të afërta