Botë

UEFA e konfirmon: Do të votohet për Kosovën

By Haxhi Krasniqi

May 02, 2016

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka konfirmuar se rasti i Kosovës do të jetë në rend dite, në mbledhjen e Kongresit të saj nesër në Budapest të Hungarisë.

“54 Federatat anëtare të UEFA-s do të votojnë për aplikimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UEFA”, njofton “Uefa.com”, e cila i cek edhe pikat tjera të rendit të ditës.

Pra, e marta e 3 majit 2016 mund të jetë një datë historike për futbollin e Kosovës, i cili mund t’i japë fund izolimit shumëvjeçar, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane të futbollit.