Para finales se madhe te merkures per futbollin kosovar ne UEFA, dua te ndaj nje reflektim timin personal deri ketu me pak fjale…

Para finales se madhe te merkures per futbollin kosovar ne UEFA, dua te ndaj nje reflektim timin personal deri ketu me pak fjale…

Visari, shokët e mi dhe pranimi i futbollit kosovar, E kujtoj si tani kur në fund të 80-tave seleksionimet e futbollistëve të talentuar të shkollave të futbollit po bëheshin nëpër klubet e kryeqytetit, atëherë kur shokët e mi Visari e Alberti kishin filluar jetën e futbollit njëri te Prishtina tjetri te Flamurtari. Karriera e tyre për vetëm dy vite u nda në dysh, Visari (Aliu) nuk u dorëzua vazhdoi me Prishtinën nga pavarësimi duke debutuar si 16 vjeqar me ekipin e e deri në vitet e pas luftës, kur jeta e tij me ambicie të mëdha profesionale u shua padrejtësisht nga vendimet politike që ai dhe shokët e mi të mos kenë të drejtën për të marr pjesë në gara ndërkombëtare. Alberti kishte zgjedhur rrugën tjetër, atë të emigrimit të dhunshëm, si shumë familje të tjera. Atij futbolli i kishte ndihmuar të gjente vetëm më lehtë një punë në perëndim, me ëndrra të shuara, por tani me ambicie që djali i të bëhet futbollisti që babai nuk kishte mundur të jetë, edhe për arsye të pafalshme ndaj ëndrrave të një fëmiu. Dje fola me të, ai e ka tani një ëndërr të re që i biri të vesh një ditë fanellën e Kosovës, i thashë një është e sigurt se nëse e meriton do ta vesh dhe ska kush ia merr më. Në këtë kontekst janë edhe gjenerata e fuqishme e Ramiz Sadikur me Ganiun, Burimin, Naimin, Lavonin, etj që atëherë kur po ëndërronin të bënin karrierë profesionale, kaluan në fatin e Visari, Albertit e Filan Fistekut… Këta më kishin shtyer të hyjë në punën e gazetarit të sportit, jeta e tyre, vuajtjet, padrejtësitë e mos pranimit të Kosovës, e shumë gjëra të tjera dhe jo vetëm ata, por ajo e diele pasdite e vitit 1989 që e kalova si fëmijë në perëndimin e stadiumit të Prishtinës, kur ekipi bardhekaltër u sulmua padrejtësisht nga policia në ndeshjen me Proleterin e Zrenjaninit (për këtë kamë mbajtur edhe fjalim në Copenhagen më 2000 dhe askush nga kolegët e mi të huaj nuk e kuptonte klithjen time…). Këta shokë, këta djem, si dhe qindra e mijëra të tjerë që në ndërkohë lindën, u zhvilluan, u rritën, u shuan, përfunduan karrierën ende pa e shijuar asnjë ditë të vetme ndërkombëtare, dua të gëzohen më shumë se secili për pranimin. Jeta e tyre më duket sikur ajo viktima e cila ngushëllimin e vetëm e gjen tek thënia “më mirë një drejtësi e vonuar, sesa një padrejtësi pa fund”. Nuk duhet harruar edhe ata nga loja e jonë që dhanë jetën në mbrojtje të vendit si Perparim Thaqi (KF Liria), Driton Ahmeti (KF 2 korriku Dobroshec), Rexhep Rexhepi (Feronikeli) etj, të cilët me jetën e tyre na sollën në ditën e mërkurës së madhe në Budapest. Djema, sot është dita e juaj, sot mos kujtoni se cfarë keni mundur të bëheni sikur kjo ditë të vinte më herët, mendoni se cfarë mund të bëni për fëmijët e juaj që janë duke u rritur, ofrojuni atyre atë që juve dikush ua ndaloi padrejtësisht dhe pa asnjë faj të vetëm të juaj. Të mërkurën për fatin e nëpërkëmbur të Kosovë deri më tani, do të vendoset në Budapest, aty ku hendbolli kishte bërë shpërthimin e madh të bllokadës ndërkombëtare. Nëpër kampionate evropiane, botërore, e kombëtare sa herë që takoja djemtë e tanë nëpër Evropë kishte sikur një prishje gazi, iu kujtohej vendlindja. Vetja më dukej sikur ai plaku që kishte dalur të kërkonte fëmijët nëpër botë, sikur isha një 100 vjeqar, që nuk po ua bënte dot hallin e shtëpive, edhe për juve tani po vjen momenti i së vërtetës, nuk ka më ndërmjet, nuk ka më sikur të ishte Kosova, prej të mërkurës do të jetë ajo dhe topi është tek ju, ndërsa juve ju mbetet të bëni zgjedhjen personale. Kam përcjellur Prishtinën e viteve 80-të, futbollin e arrave e djerrinave, luftën, pesë vite pas saj isha në kampionat evropian, botëror, olimpiadë, në seminare, por përherë më duhej të flisja për veten se kush jam dhe nga vi, nga e mërkura më nuk do të flas, por vetëm do të prezantohem me shtet. Këtë herë nuk dua të kritikojë, por prej të enjtes do të mbreh lapsin, sepse nuk kemi kohë për të humbur… dhe, aman mos e teproni me festime patetike.

Temat
OpinioneSport

Të afërta