Në qoftë se keni pasur dyshime nëse stili nuk njeh moshë, shikojeni Bo Gilbert, modelen e parë 100 vjeçare në Vogue.
Modelja nga Birmingham është zgjedhur të shënoj 100 vjetorin e magazinës, në kampanjën e re të Harvey Nichols, shkruan Daily Mail.
Bo paraqitet në filmin e shkurtër, ku flet për dukjet e saj përgjatë 100 viteve dhe tregon për ikonën e stilit njëkohësisht të preferuarën e saj, aktoren Audrey Hepburn.
Ajo gjithashtu dotë paraqitet në Vogue Magazine, në numrin e qershorit.“Më pëlqen të bëj gjera që shumë persona të moshës sime nuk i bëjnë. Kam dëshirë që gjithmonë të dukem bukur edhe në qofte se nuk dal jashtë shtëpisë.
Unë vishem për vete, dhe definitivisht jo për meshkujt” ka thene Bo Gilbert.