Gara për të parin e Shteteve të Bashkuara, po shkon duke u thelluar.
Për çdo ditë, mediat japin statistika të ndryshme se kush është më i preferuar i amerikanëve, që të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.
Derisa gara vazhdon, në internet është hedhur një ilustrim, ku kërkohet të gjenden Clinton dhe Trump, në mesin e këtyre letrave të lojës.
A po mund ta gjeni ish-zonjën e parë të shtetit dhe miliarderin?
Një ndihmë të vogël, Donald është me kokë poshtë, kurse Hillary gjendet kokëlartë në pjesën e majtë.
“Vendosja e tyre në këto pozita, nuk ka të bëjë asgjë me politikën, është vetëm një lojë për të hutuar shikuesin”, thuhet lidhur me këtë enigmë. /Telegrafi/
Temat
Fun