Eurosport: Kosova në kualifikime për Botëror, klubet kosovare në gara evropiane

Kosova është bërë lajm botëror. Mediat e ndryshme të botës kanë shkruar si asnjëherë më parë këto ditë për futbollin kosovar, i cili pritet t’i japë fund izolimit shumëvjeçar, duke u pranuar në UEFA e FIFA.

Kongresi i shtëpisë së futbollit evropian do të mblidhet sot në Budapest, ku do të vendos për fatin e futbollit kosovar, pas votimit që do të realizohet nga 54 Federatat Nacionale Evropiane, raporton Zëri.

“Kosova, e pavarur nga viti 2008, mund të pranohet në UEFA, në Kongresin që do të mbahet në Budapest më 3 maj dhe në FIFA, më 13 maj. Kjo ua mundëson klubeve pjesëmarrjen në kupat evropiane në sezonin 2016/17 dhe të përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan gjiganti mediatik sportiv, Eurosport, në versionin e tij frengjisht.

Temat
BotëLajmeRajonSportVend

Të afërta