Çollaku uron qytetarët e Kosovës

Ai përmes një postimi në Facebook ka shtuar se lajmet që do të vinë gjatë kësaj jave do t’i gëzojnë shumë qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Filluam javën e re, që natyrshëm do të ketë lajme dhe zhvillime të reja. Për më tepër, jam shumë i sigurt se do të jetë një javë shumë dinamike dhe e mbushur me lajme historike për shtetin tonë të ri. Këto lajme që do vinë, edhe pse të vonuara pa fajin tonë, do të gëzojnë shumë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Me lejoni të marr guximin dhe paragjykoj sukses të plotë të Kosovës i cili është plotësisht i merituar. Prandaj, në menyrë krejt të pazakonshme, iu uroj paraprakisht të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për sukseset historike të kësaj jave.
Temat
LajmeVend

Të afërta