Lajme

A është Vlora Çitaku kryetarja e partisë së re të Ilir Dedës?

By FIRST CHANNEL

May 02, 2016

Përderisa u përfolën emra, që do të jenë pjesë e partisë së Ilir Dedës, si Atifete Jahjaga, Lumir Abdixhiku e të tjerë e konfirmuar është vetëm kryetarja e tanishme e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Kusari – Lila ka postuar një fotografi në facebook së bashku me Ilir Dedën duke thënë se nuk është një selfie, por është një foto e bërë nga personi i tretë, më saktësisht nga kryetari/ja e kësaj iniciative të re.

Në të njëjtën kohe, ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka postuar në facebook se është kthyer në Kosovë.

Lind pyetja, a është Vlora Çitaku kryetarja e kësaj iniciative, pasiqë dihet se Vlora ka përkahjen e amerikanëve sikur dy nismëtarët, apo është thjesht rastësi?