Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Marsh protestues kundër shkeljes të drejtave të punëtorëve

Në shenjë të kundërshtimit të shkeljes të të drejtave të punëtorëve, me theks të veçantë në sektorin privat, një grup i të rinjve zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive.

Endrit Bytyqi nga ky grup i të rinjve, tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit.

 Valon Junuzi, po nga ky grup organizues tha se për këtë marsh ka qenë e njoftuar edhe BSPK-ja, mirëpo ata e kanë parë më të arsyeshme udhëtimin për në Shqipëri sesa të bashkohen në protestë.

Në anën tjetër, marshit iu është bashkuar edhe nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se në këtë marsh nuk përfaqëson BSPK-në, por është përfaqësim individual dhe përkrahje për të rinjtë që kanë organizuar këtë aktivitet.

Exit mobile version