Protestojnë serbët: Vuçiq vodhi votat

Numër i madh i njerëzve janë mbledhur sot para Parlamentit serb duke kontestuar fitoren e Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Serbi.

Protesta është thirrur nga partitë opozitare për të kundërshtuar siç thonë ata mashtrimin që ju është bërë në zgjedhje dhe mënyrën e numërimit të votave.

Ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Vuçiq, hajn, i vodhe zgjedhjet”, “Shpëtim për zërin tim” shkruan gazeta serbe BLIC.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar bindshëm në zgjedhje dhe kjo është pritur mirë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta