Lajme

Aksident komunikacioni në Fushë-Kosovë (Foto)

By Emanuel Demaj

April 30, 2016

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Fushë Kosovë.

Një autobus dhe një veturë janë ndeshur derisa po qarkullonin në rrugën kryesore në Fushë Kosovë, raporton Telegrafi.

Sipas burimeve të Telegrafit, në aksident, ku janë ndeshur vetura Golf4 me autobusin e kompanisë “Leci Reisen”, një person është lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit. /Telegrafi/