Zidane: Reali ka nevojë për tifozët

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi do të ketë nevojë për tifozët në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ndeshja e parë përfundoi me barazim pa gola kështu që ndeshja do të vendoset në Bernabeu aty ku Zidane pret përkrahje maksimale.

“Jam i qetë. Puna që është bërë është fenomenale. Ekipi është në rrugë të duhur. Ne jemi duke bërë atë që duhet bërë”.

“Vetëm pak ndeshje kanë mbetur, por na duhet shumë angazhim. Nuk ka zgjidhje tjetër ndaj Cityt pos të fitojmë, ashtu sikurse ndaj Real Sociedadit”.

“Ne do të kemi nevojë për tifozët si zakonisht, por unë nuk kam dyshim se do të jenë mbrëmje spektakolare. Sigurisht, tifozët do të na ndihmojnë më së shumti”, u shpreh Zidane.

Temat
BotëSport

Të afërta