Zidane nuk e do Jamesin

Legjenda kolumbiane, Carlos Valderrama, pohon se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thejsht nuk e do James Rodriguezin.

James ishte zëvëndësues që nuk hyri fare në lojë ndaj Manchester Cityt dhe legjenda kolumbiane ka folur për këtë.

“Edhe nëse James shënon tri, katër apo pesë gola, Zidane nuk e vë startues”.

“James është lojtar që atij nuk i pëlqen. Carlo Ancelotti luajti me të sepse ai luajti mirë dhe më pas ndodhi edhe me Benitezin, por Zidane nuk e do atë”.

Temat
BotëSport

Të afërta