Zëvendësministri Ilazi: Shumë shpejt lëvizje pa viza për qytetarët e Kosovës

Në konferencën e organizuar nga Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal me komunat e rajonit të Prishtinës, “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”, ku u diskutua për përfitimet e MSA-së.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi tha se këtë vit po formësohet në një vit evropian e që shumë shpejt pritet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

“Përderisa shumë shpejt presim të kemi lajme të mira lirinë e lëvizjes së njerëzve MSA është një marrëveshje historike. Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë sepse në këtë mënyrë vendin tonë do ta orientojmë me vendet evropiane”, tha Ilazi.

Temat
LajmePërgjithshmeVend

Të afërta