Tomë Gashi: Azem Syla mbajti premtimin

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se Azem Syla tashmë është kthyer në Kosovë dhe ka mbajtur premtimin e dhënë.

Gashi rikujtoi se Syla ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ajo që mund tua konfirmoj është që ai është kthyer në Kosovë, ashtu siç ka premtuar. Gjithashtu e ka mbajt fjalën e dhënë duke dhënë dorëheqje nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani do të bashkëpunoj me drejtësinë, dhe tash presim procedurat të rrjedhin në mënyrë normale”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ndryshe, Azem Syla është kërkuar që dy ditë EULEX-i dhe Policia e Kosovës  nën dyshimin për tjetërsim të paligjshëm të pronave shoqërore në Kosovë.

Ndryshe, Azem Syla para pak çastesh është arrestuar nga Policia.

Temat
LajmeVend

Të afërta