Adonis Tahiri, zyrtar për media i Lëvizjes Vetëvendosje tha se qëndrimi i VV-së është i qartë sa i përket protestës së 14 majit.
Ai tha se ky qëndrim është artikuluar disa herë edhe nga ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tashmë pjesë e VV-së.
Tahiri tha se nuk është e vërtetë se Donika Kadaj-Bujupi “përkrah” protestën e AAK-së, duke thënë se qëndrimi i saj është i ditur.
“Me koketime dhe flirtime eventuale me partitë e pushtetit nuk do ketë sukses kauza opozitare dhe nuk do të ndalet e keqja në Kosovë nëpërmjet bisedimeve të fshehta me shkaktarët e krizës. Ky pushtet ka arritur në përmasat e një regjimi autoritar dhe si i tillë ai duhet të dorëhiqet apo të hiqet. Duhet të sqarohen flirtimet me partitë në pushtet para se të vazhdojmë me veprimin e përbashkët opozitar, që do të manifestohej me protesta”, thuhej në kumtesën e VV-së, pas mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm= të lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/