Shteti i Serbisë, tradicionalisht është shtet i ngritur mbi krime

 

Zbardhja e fatit dhe të vend ndodhjes së personave që na mungojnë nga agresioni i shtetit të Serbisë gjatë luftës së fundit dhe adresimi i mirëfilltë i nevojave të familjarëve të tyre vazhdon të jete preokupim i institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kosova vazhdon të mbetët dosja e madhe e krimit të pandëshkuar. Me konventa ndërkombëtare krimet vazhdojnë deri në ditën e zbardhjes së tyre, dhe jo vetëm të pagjeturit por edhe familjarët e tyre janë viktima nga ankthi i pritjes. Dhe nëse 1665 njerëz që i mungojnë Kosovës kanë  pasur minimum 5 anëtar  të familjes, kjo i bije se 8325 persona në Kosovën tonë të vogël në mënyrë permanente, gjatë 24 orëve, janë të shqetësuar thellësisht. Mendoj se për rrethana tona, ky shqetësim kapë përmasa edhe më të mëdha personash të shtresave të ndryshme shoqërore. Dhe këto shqetësime natyrisht se traumatizojnë këtë kategori e cila si numër do të ishte vështirë të menaxhohet edhe nga shtetet shumë të zhvilluara.

A s’është minimumi i humanes dhe seriozitetit i qeverisë së tanishme Serbe, Kishës Ortodokse, elitave intelektuale serbe, çështja e të pagjeturve?

Për shtetet dhe popujt normal, kjo gjë nuk duhet t’i takojë politikës edhe pse ka derivuar nga një politikë e keqe. Dhe ne jemi dëshmitarë se qeveritë në Serbi shkojnë e vinë, dhe çështjen e të pagjeturve e kanë  shndërrua në çështje politike dhe nuk kanë bërë minimumin e angazhimit për t’u larguar nga politika e keqe e cila ka planifikuar dhe realizuar vrasjen dhe zhdukjen e mira civilëve të pafajshëm.

Kjo është  dëshmia më e mirë se shteti i Serbisë, tradicionalisht është shtet i ngritur mbi krime, dhe se nuk ka hequr dorë nga politika kriminale ndaj popujve fqinjë, dhe se po t’i epet rasti prapë do të veproj ndoshta edhe në masë më të madhe.

Është  koha e fundit që vendet e botës së lirë dhe demokratike; ShBA dhe BE, t’i bëjnë me dije politikës të kriminalizuar të Beogradit se ky profil i shtetit dhe politikës serbe, nuk ka vend në mesin e familjes evropiane, në se nuk heq dorë nga trashëgimia e afërt kriminale e cila, është dokumentuar nga një gjykatë e respektuar ndërkombëtare (Gjyqi i Hagës).

Dhe rastin më të mirë e ka nëse fillon t’i tregoj se ku ndodhën njerëzit tanë të cilët padrejtësisht i ka marr nga shtëpitë e tyre dhe ju ka humbur gjurmët.

Është koha e fundit që Qeverinë e Republikës së Kosovës, në agjendën e saj të bisedimeve me Serbinë, para faktorit ndërkombëtarë, ta bëj temë bosht të bisedimeve çështjen e të pagjeturve, sepse ajo përkon me idealin human që njëkohësisht është shtyllë e civilizimit perëndimor. Njëherit, diplomacia e jonë të jetë më aktive në shtetet ku vepron direkt dhe indirekt, që të sensibilizoi qeveritë dhe opinionin e këtyre vendeve për çështjen e të pagjeturve dhe krimet e pa ndëshkuara serbe, në mënyrë që profili kriminal i politikës dhe shtetit serb vë vihet në pah me qëllim që këto vende të ndikojnë në dekriminalizimin e Serbisë dhe zgjidhjen çështjes së të pagjeturve.

Gjithashtu, është më se e nevojshme Qeveria e Republikës së Kosovës këtë çështje të ndjeshme ta institucionalizoi duke i propozuar kuvendit një kornizë të mirë e të qëndrueshme ligjore e cila, njëkohësisht do të jetë edhe në funksion të familjeve të kësaj kategorie.

(Lirije Kajtazi është deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kryetare e Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione)

Temat
Opinione

Të afërta