Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Milani shitet të hënën?

Një marrëveshje preeliminare për të shitur Milanin te një grup investuesish kinezë do të firmoset të hënën, raportoi “Corriere dello Sport”.

Raportimet në ditët e fundit janë shtuar se presidenti Silvio Berlusconi është pranë shitjes së klubit te një konsorcium kinez, ndonëse identiteti i blerësit ka mbetur anonim.

Mirëpo, raportohet se pronarët e Alibabas janë ata që janë prapa ofertës. Marrëveshja preeliminare do të firmoset të hënën, ndërsa afati i fundit për kompletimin e blerjes së 70 për qind të aksioneve do të jetë në qershor.

Tridhjetë për qind të tjera të aksioneve do të shiten nga firma Fininvest, kompania e themeluar nga Berlusconi, brenda periudhës njëvjeçare. Marrëveshja e blerjes së Milanit pritet të jetë e vlefshme rreth 700 milionë euro.

Exit mobile version