Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi ka bërë me dije se kjo parti nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Kuçi në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se aktorëve të njëjtë nuk duhet t’i jepet shansi për ta rregulluar statutin e kësaj marrëveshje.
Ai ka vlerësuar se protesta e 14 majit është edhe një mundësi e mirë për Qeverinë për të reflektuar edhe për ta çuar vendin në zgjedhje.
Blerim Kuçi ka konfirmuar se ka pas pasur takime në mes të zyrtarëve të AAK-së dhe të PDK-së, por me praninë e ndërkombëtarëve.
Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/