Në lagjen Dardania në Prishtinë është gjetur një trup i pajetë.

Ditë më parë në lagjen Dardania në Prishtinë është gjetur një trup i pajetë.

Trupi i pajetë ishte gjetur nga disa banorë në ashensorin e ndërtesës i cili nuk punonte që nga paslufta.

Magazina.al ka mësuar se trupi i pajetë i takon Astrit Shalës nga Prishtina ndërsa familja nuk dinte asgjë për ta gati tash e dy vjet.

Familja e tij në kohën e zhdukjes kishin gjetur vetëm këpucët e tij dhe lejën e vozitjës duke mos ditur se trupi i të ndjerit gjendet vetëm disa ndërtesa larg nga ku banonte familja e tij

Astriti ishte 35 vjeç dhe ishte i vetmi djal i familjës Shala të cilët vite më parë kishin dalur për të jetuar në Prishtinë ndërsa familja e tij është me origjinë nga fshati Brojë i Skenderajt./Magazina

Temat
LajmeVend

Të afërta