Drejtoria për të Hyra Publike e Maqedonisë njofton se gjatë muajit maj do të shëtis nëpër të gjithë Maqedoninë për të mbledhur tatimin në kompani dhe nga qytetarët që ndoshta kanë harruar të paguajnë tatim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me tre furgona të sofistikuara DHP do të filloj mbledhjen e tatimit nga data 4 maj duke filluar nga komuna Çashkë, më 12 maj në Llozovë, 17 maj në Pllasnicë, 18 maj në Jegunovcë, më 19 maj në Qendër Shupë, 25 maj në Tearcë, 26 maj në Zhelinë dhe 27 maj në Zrnovci.
Kjo lëvizje mobile e DHP garanton qasje më të lirë të DHP-së për qytetarët e Maqedonisë.
Temat
Rajon