Pika e dobët e çdo babai është vajza. Po t’i prekësh vajzën prindërve sidomos babait kthehen në “bisha” të vërteta.
Baballarët janë edhe tepër xhelozë për vajzat e tyre, ata nuk mund ta pranojnë se një ditë vogëlushja e tyre do të rritet dhe do të zërë dhe të dashur.
Kështu ka ndodhur me një baba dhe vajzën e tij 4-vjeçare, e cila këmbëngul se do të zërë të dashur kur të rritet.
37-vjecari, John Tierney, nga South Lanarkshire, Skoci ka postuar një video, ku debaton ashpër me vajzën e tij Grace. Videoja nis me pyetjen e 4-vjecares, se pse nuk mund të ketë një të dashur.
Grace: Babi kur të rritem dua të kem një të dashur.
John: Babi do t’ja thyejë këmbët.
Grace: Joooooooooooooo!
John: Sigurisht që po dhe çfarë do të ndodhë pas kësaj?
Grace: Çfarë???
John: E di ti si e sheh babi të dashurin tënd? Unë do ta marr peng dhe do e mbaj në një raft.
Grace: Babi unë e dua një të dashur, e dua një të dashur dhe do të bëj një të dashur.
John: Ti nuk do të kesh të dashur.
Grace: Po do të kemmmmmmmm.
John: Ti do të bëhesh murgeshë dhe do të lutesh për Jezusin.
Grace: Joooooooo, unë dua të kem një të dashur!