ZoneFest, super-ngjarja që do t’i sjellë 24 DJ botëror në Prishtinë! (Foto)

Zone Club tashmë i ka bërë publike disa prej detajeve të festivalit të madh që është duke e organizuar. ZoneFest konsiderohet si një ndër festivalet më të mëdha të muzikës, të cilën e organizon klubi i natës “Zone Club”.

John Digweed është vetëm njëri prej DJ-ve të famshëm, ku ardhjen e të cilit e kanë konfirmuar organizatorët.

Ndërsa sipas burimeve brenda Zone, festivali do të ketë 24 DJ të famshëm botëror dhe se festivali do të zgjasë për dy netë rresht.

Pritjet e organizatorëve të festivalit ZoneFest janë që festivali të mbledh më shumë se 6000 njerëz për natë, dhe që në këto performanca të ketë mysafir edhe nga shumë shtete të rajonit. /Telegrafi/

13072788_1098455883545176_4280945289042326945_o

Temat
Showbiz

Të afërta