Lajme

Rifillon seanca e Kuvendit, bëhen 66 deputetë

By Emanuel Demaj

April 28, 2016

Pas dhjetë minutash pauze, ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi në sallë ishin 66 deputetë, një numër i mjaftueshëm për vendimmarrje të thjeshtë.

Në fillim të seancës dha betimin deputetja Mirjeta Kalludra, e cila zëvendëson Tetuta Sahtaçinë, nga radhët e LDK-së.