Qeveria miraton draft dokumentin për rregullimin e pensioneve

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar draft dokumentin për rregullimin e fushës së pensioneve. Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Arban Abrashi tha se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit ka për qëllim krijimin e politikave më të mira pensionale për shtetasit e Kosovës.

Abrashi tha se me hyrjen në fuqi të ligjit me ndryshimet dhe plotësimet, sa i përket pensionit bazik apo të moshës, nga buxheti i Kosovës do te kursehen së paku 10 milion euro në vit.

“MPMS do të bëje monitorimin e adresave të pensionistëve, me qellim të evitimit të keqpërdorimeve të pensioneve nga qytetarë të cilët deklarojnë se jetojnë në Kosovë, por në realitet jetojnë jashtë Kosovës. Kjo po bëhet me qëllim që të garantohet një pension sa më i dinjitetshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta