Prapë Besniku i Kryeministrit, përfshihet në skandal (Dokumente)

Aziz Ujkani, thotë se tash e gjashtë muaj ka mbetur i shtrirë në shtrat. Mëngjesin 25 tetorit, ai dhe biri i j tij Arbeni nuk po mund ta harrojnë assesi. Kjo ditë edhe mund të ishte tragjike për këta dy qytetarë të Komunës së Vushtrrisë.

Azizi dhe Arbeni, në tetorin e vitit të kaluar, ishin goditur me veturë nga djali i kryeministrit të Kosovës, Besnik Isa Mustafa, derisa po shkonin në punë në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Ky i fundit, sipas tyre, përveç se kishe bërë tejkalim të shpejtësisë, nuk kishte marrë mundin të ndalet farë në vendin e aksidentit. Të paktën kështu thonë vetë të aksidentuarit.

Derisa në raportin e Policisë, të siguruar nga Gazeta Express, thuhet vetëm se Besniku kishte bërë shkelje të rregullave të komunikacionit, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. I njëjti raport nuk tregon fare faktin, siç pretendojnë të aksidentuarit, se Besnik Mustafa ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aty jepen detaje të aksidentit, ku edhe tregohet se vetura e të aksidentuarve ishte duke u kthyer majtas dhe është goditur nga vetura BMW, e vozitur nga Besniku.Dokument

Në këtë raport, përgjegjësia për aksidentin iu ndahet të dy palëve, ndërkohë që fjalisë ku flitet për tejkalimin e shpejtësisë nga ana e veturës së drejtuar nga djali i Kryeministrit, i është rënë vijë.

Rrëfimi i të aksidentuarit, Aziz Ujkani

Gazeta Express ka kontaktuar me 65 vjeçarin Aziz Ujkanin,.  Ai ka rrëfyer tërë ngjarjen e ndodhur pesë muaj më parë. Ai i ka thënë  gazetës se nga ajo ditë e deri më tani nuk ka mundur të shkojë fare në punë.

“Më 25 tetor të vitit të kaluar, në ora 06:15 në mëngjes, ne kemi qenë të parkuar para pompës së benzinës, është një restaurant i vogël “Standard”, përtej udhëkryqi  të Lipjanit atje. Ne kemi qenë të ndalur për me prit për me u kthy në pompë, ka ardh djali Isa Mustafës, Besniku dhe na ka goditur me veturën e tij BMW”, thotë Ujkani.

Ai  dyshon se Besniku në momentin e aksidenti ka qenë i dehur.

“…atë ditë ka qenë duke u kthyer prej një dasme nga Shkupi, ka qenë në dasmë tërë natën në Shkup, i pimë. Policia e ka shkruar proces verbalin që ka qenë i dehur, por mandej në proces verbal shënon që i kanë meshuar vi, dmth ka intervenuar dikush i madh edhe i kanë mëshuar vi”, tregon ai.

Ujkani ka thënë po ashtu se është hatëruar edhe me familjarët e kryeministrit, të cilët, thotë ai, nuk janë interesuar farë këtë rast.

Temat
LajmePërgjithshmeVend

Të afërta