Për piper-ujin thuhet që është njëra ndër pijet më të mira të cilën mund ta pini nëse dëshironi të humbin kilogramët e tepërt dhe të liroheni nga sëmundjet e ndryshme.
Piper-uji ka shije të pasur, ndërkaq në Indinë e lashtë ka pasur rëndësi të madhe, sepse ndihmon në ngritjen e imunitetit, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu pihet edhe për shërimin e sëmundjeve si p.sh. diabetit, mirëpo sipas disa studimeve, ka madje fuqi edhe për shërimin e kancerit.
Si përgatitet piper-uji?
Në një enë shtoni dy filxhanë ujë të pijshëm. Në atë ujë shtoni dy lugë të vogla piper të bluar. Pastaj ujin ngroheni, shtoni kripë sa mund të kapni me një gisht dhe një apo dy petale trëndafili. Kullojeni dhe pini derisa uji të jetë akoma i ngrohtë. Kjo pije e fuqishme mund të pihet edhe e ftohtë, mirëpo rekomandohet që të pihet dy herë në ditë.
Për çfarë është i mirë piper-uji?
1. Ju jep energji – nëse për shkak të vapës dhe djersitjes gjatë verës ju mungon energjia, patjetër konsumojeni së paku një gotë në ditë.
2. Pengon kapsllëkun – dy gota në ditë ndihmojnë në zbutjen e jashtëqitjes.
3. Pengon dehidrimin – dehidrimi shkakton një grumbull problemesh të tjera shëndetësore. Prandaj rekomandohet të pihet kjo pije në mëngjes dhe në mbrëmje.
4. Ndihmon në humbjen e peshës trupore – duke pasur parasysh se është djegës, ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive.
5. Ulë ndjenjën e urisë.
6. Mbron eshtrat nga plakja.
7. Pengon diabetin – nëse arrini të bëni shprehi të pini piper-ujë dy herë në ditë, imuniteti dhe metabolizmi juaj do të jenë në gjendje të shkëlqyeshme. /Telegrafi/