Paralajmërojnë shkencëtarët: Njerëzit kreativ janë psikopatë!

Hulumtuesit nga Universiteti de La Salle në Manila, besojnë se trajtat psikopatike mund të jenë çelësi për kreativitet, dhe rrjedhimisht njerëzit kreativ janë psikopatë.

Hulumtuesit, të cilët i kanë studiuar 503 pjesëmarrës me detyra bixhozi dhe pyetësorë të ndryshëm, besojnë se impulsi për të marrë vendime të rrezikshme, që është trajtë psikopatike, mund të jetë çelësi i suksesit i njerëzve kreativ.

“Ne besojmë se trajta për të marrë vendime të rrezikshme, në formën e guximit psikopatik, në fakt është integrale në disa personalitete kreative dhe ndërlidhet me procesin kreativ”, kanë thënë hulumtuesit.

“Në përgjithësi, fusha kreative bën që një person të ketë personalitet arrogant dhe të mos jetë i sinqertë”, kanë shtuar ata për fund. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta