Njihuni me çajin më të shtrenjtë në botë,10 mijë dollarë filxhani

Pija më e shtrenjtë në botë kushton plotë 1400 dollarë për një gramë. Bëhet fjalë për një çaj, një ndër më të shtrenjtët në botë. Por pse kushton kaq shumë?

Emri i saj është “Original Da Hong Pao” dhe vlera e një filxhani të tillë shkon deri në 10 mijë dollarë. “Duket e përshtatshme për një lypës, por ka çmim për një perandor dhe ka zemrën e Budës,” thotë Xiao Hui, një krijues çajash në Wuyishan, një qytet i mjegullt në Fujian, në Kinën jugore.

Xiao dhe familja e tij, krijues çajrash për shumë gjenerata, ende shkojnë në male çdo pranverë për ta siguruar këtë lloj bime. Originali “Da Hong Pao” është aq i shtrenjtë për shkak se vështirë të gjesh pemë çaji origjinale të mbetura “, shpjegoi zoti Xiang Ning Wu. “Dhe versionet antike janë shumë të vlefshme”.

Temat
Shëndet

Të afërta