Lajme

Një burrë dhe një vajzë gjenden të vdekur në lagjen Aerodrom

By Emanuel Demaj

April 28, 2016

Mbrëmë në një banesë të ndërtesës në rrugën “Vladimir Komarov” është gjetur trupi i të ndjerës M.M. (1991) nga Ohri. Nga ana tjetër, në shkallët e të njëjtës ndërtesë, është gjetur trupi i të ndjerit Predrag T (1980) nga Shkupi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga policia thonë se vajza ka banuar me qira. Arsyet për vdekjen deri më tani nuk janë të qarta, andaj trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për obduksion./Telegrafi/