Nga kati i tretë bie në lum

 

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Suharekë një person mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti ka rënë në lum nga kati i tretë i ndërtesës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar i mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi që i njëjti aksidentalisht ka rënë në lumë nga kati i tretë i ndërtesës”, thuhet në raportin policor.

Viktima pas trajtimi mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta