Lajme

Në 2015 në Kosovë kanë vdekur 9 punëtorë në vendin e punës

By Emanuel Demaj

April 28, 2016

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, Basri Ibrahimi tha se në Kosovë ende nuk ka një opinion të gjallë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë. Ai konsideroi se siguria dhe shëndeti në punë është më i rëndësishëm se sa ligji i punës.

Zëvendës inspektori Agim Millaku, tha se numri i aksidenteve në vendin e punës në Kosovë po pëson rënie çdo vit. Ai, shtoi se sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës në çdo 15 sekonda në botë humb jetën një punëtorë në vendin e tij të punës./Kp