Për një emision televiziv, dy moderatorë holandezë u njohën me “magjitë” e lindjes. Në fakt, ata i ndjenë kontraktimet që çdo grua i ka gjatë lindjes. Qëllimi i tyre ishte për të provuar se a janë vetëm gratë të dobëta sa që nuk mund të durojnë atë dhimbje, apo edhe burrat. Le të them se ata ia arritën “qëllimit” duke ulërirë e duke qarë!
Moderatorët Dennis Storm dhe Valerio Zeno shkuan në një klinikë në Holandë, ku duke përdorur stimulim elektrik secili mund të ndjente se çfarë dhembje shkakton lindja.
Para fillimit të eksperimentit, që të dy ata ishin të sigurt se nuk kanë për të bërtitur e as sharë, por për dy orë, sa zgjati simulimi, ishin më të “këqij” se çdo grua gjatë lindjes.
Si gjatë lindjes reale, ata njëherë ka ndjerë kontraktimet e lehta, dhimbje këto që i fshihnin me buzëqeshje. Por, pas një kohe, kur nisin kontraktimet si në prag të lindjes, ata kanë bërtitur, kërcyer poshtë e lartë, kanë shtrënguar jastëkët.
Pasi e përjetuan këtë “përvojë lindjeje”, ata janë pyetur nëse do të donin që gratë e tyre të kalojnë në këtë torturë. /Telegrafi/