Më 4 maj protestohet përsëri në Tetovë

 

Përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar protesta e radhës në qytetin e Tetovës, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit Ivanov, tërheqja e vendimit të tij për faljen e politikanëve që janë nën hetime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të mbahet më 4 maj, në ora 19, para gjykatës së Tetovës dhe u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës që të marrin pjesë, pa dallim etnike, apo religjioni.

Organizatorët thonë se duhet të protestohet masovisht kundër emigrimit, kriminalitetit në vend, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, korrupsionit në gjyqësi./Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta