Krasniqi ‘reagon’ me fjalë të urta

Jakup Krasniqi ‘reagon’ me fjalë të urta

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, ndonëse në një mënyrë shumë të tërthortë.
Ai i ka rënë rrotull përshkrimit të ngjarjeve, duke përdorur fjalë të urta dhe tërë postimin në llogarinë e tij në Facebook, e ka titulluar ‘E mira kthehet disi”.

“Populli ynë thotë: ‘Nëse i bënë mirë ati që nuk ka të mira, do ta kthej me të këqija”, shkruan Krasniqi, i cili tash është pjesë e Nismës për Kosovën, parti kjo parlamentare por në opozitë.

“E mira disi duhet të të kthehet, o me të mirë o me të keq! Ndërsa njerëzve, në të shumtën u mungon mirësia!”.

“Populli e thotë edhe ketë: ‘Njeriun nuk e njeh pa i dhënë pushtet’! Edhe ketë e kemi parë sa e sa herë, pas të lavdishmes Luftë Çlirimtare!”

Më tej Krasniqi deklaron. “Përdorja e pushtetit me urti është vlerë njerëzore, për të cilën kaq shumë kemi nevojë! Po kjo urti është duke na munguar shumë!”

Temat
Vend

Të afërta