Teknologji

Ja tiparet e reja të WhatsApp që mund ta “mbysin” telefonin tuaj mobil!?

By Emanuel Demaj

April 28, 2016

WhatsApp është një hap më afër zëvendësimit të funksioneve kryesore të telefonit tuaj mobil.

Një publikim i ri në media thotë se aplikacioni më i famshëm në botë për thirrjet me zë dhe mesazhet multimediale është pothuajse gati për të futur edhe funksionin e voicemail në shërbim, si dhe mundësinë e call-back në aplikacion.

Detajet vijnë nga një rrjedhje të cilën e ka siguruar Phone Radar, e cila ka pamje të këtij përditësimi të aplikacionit të ri, por nuk do të zbulojë se prej nga i ka marrë këto të dhëna.

Thirrjet zanore tashmë janë në dispozicion në të gjithë aplikacionin e WhatsApp, por tiparet e reja do të ju lejojnë të regjistroni një mesazh në postën zanore, nëse kontakti juaj nuk lajmërohet gjatë kohës kur ju e bëni një thirrje.