Gjykata sot vendos për masën ndaj Nuhi Ukës e të tjerëve, 43 në kërkim

Për Nuhi Ukën dhe gjashtë të tjerë të arrestuar dje, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, Gjykata do të marrë vendim sot nëse do të miratojë kërkesën e Prokurorit të Shtetit për një muaj paraburgim ose jo.

Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës së Prishtinës, dhe gjashtë të tjerë, dyshohen për tjetërsim pronash – krim të organizuar, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës. Në kërkim janë edhe 43 të tjerë, ndërsa dy nga të dyshuarit tashmë kanë vdekur.

Prokuroria ka konfirmuar se në aksion janë arrestuar gjashtë të dyshuar, ndërsa po kërkohen edhe disa të tjerë, ndër ta edhe serbë.

Vendimi rreth kërkesës për paraburgim të Nuhi Ukës pritet të merret sot deri në orën 12, merr vesh KTV-ja.

Avokati i tij, Tahir Rrecaj, ka kërkuar të hidhet poshtë kërkesa për paraburgimin e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta