Befasuese: Ja çfarë do të ndodhte nëse të gjithë njerëzit në Tokë do të kërcenin njëkohësisht?

A do të mund të lëviznim Tokën nga orbita e saj, nëse të gjithë (shtatë miliardë njerëz) do të kërcenim në të njëjtën kohë?

Lidhur me këtë çështje, përgjigjet astrofizikani Po Sater nga Universiteti i Ohio dhe Mark Boslou nga laboratori Sandi, transmeton Telegrafi.

Ata propozojnë se të gjithë njerëzit do të duhej të mblidheshin në një vend, në mënyrë që të informohen mbi atë se si duhet të kërcejnë.

Kërcimi i shtatë miliardë njerëzve nga e mbarë bota, do të shkaktonte lirimin e një sasie të madhe të energjisë.

Një pjesë e kësaj energjie do të absorbohej nga këpucët, por pjesa tjetër do të përfundonte në ajër dhe tokë.

Kjo goditje do të ishte shumë e zhurmshme, e ngjashme me bubullimat e fuqishme prej 200 decibel, që do të ishte e mjaftueshme për të shqyer timpanin e veshit.

Në të njëjtën kohë do të ndjenim dridhje të tokës. Ndërsa, kërcimi në të njëjtën kohë do të shkaktonte një tërmet në mes katër dhe tetë magnitudë.

Tërmeti prej katër magnitudë nuk do të shkaktonte pasoja të mëdha, kurse ai prej tetë magnitudë do të rrafshonte ndërtesat e dobëta, linjat e energjisë, do të shtrembëronte hekurudhat dhe do të shembte urat.

Përveç kësaj, kjo goditje do të shkaktonte një cunami me valë të larta prej 30 metra. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta