Lajme

As avokati nuk e di më kur do të kthehet Azem Syla

By Emanuel Demaj

April 28, 2016

Lajmin se Azem Syla do të kthehet sot, e ka përgënjeshtruar avokati i tij Tomë Gashi.

Ai ka thënë për “Zërin” se prej dje nuk ka kontaktuar me deputetin e PDK-së.

“Më ka thënë se do të kthehet, por nuk më ka thënë se kur do të kthehet”, ka thënë avokati Gashi për “Zërin”.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Syla është duke negociuar m,e EULEX-in për dorëzimin e tij.