Analistët: Ministrat e rinj të BDI-së, nën hijen e të vjetërve

Edhe ministrat e ri të emëruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë vazhduar me aktivitetet e paraardhësve të tyre, duke takuar njëri tjetrin dhe drejtorët e po kësaj partie. Nga ana tjetër zyrtarët tanimë të shkarkuar nga Qeveria, vazhdojnë të ulen në radhët e para gjatë takimeve publike të BDI-së. E gjithë kjo sipas analistëve politik, dëshmon se BDI edhe me zyrtarët e ri vazhdon mendësinë e vjetër të funksionimit politik.

“BDI mbetet ende një parti vetënm tematike pa platform dhe pa strategji për veprimin e vetë dhe me mëdyshjen në atë nëse është organizim politik apo ndonjë grupim tjetërfare dhe që e vërrejnë edhe shquiptarët dhe besoj që ju reflektohet në votimet e ardhëshme kurdoqofshin ato. Kjo strategjia që është përpëllitje e vazhdueshme e BDI-së, takime koti me ambasadorë dhe funksionarëve ndërmjet veti, nuk i ka sjellë asgjë të mirë këtij grupimi edhe pse ju duket se e shohin veten në televizor dhe mos ndoshta kanë bërë gjë”, tha analisti Ramadan Ramadani për Tv Shenja.

Sipas ish ambasadorit Arsim Zekolli, në BDI edhe më tej të gjitha vendimet dhe krijimi i politikave janë në duart e zyrtarëve të vjetër, ndërsa ministrat e rinj thotë ai janë vetëm për të mashtruar elektoranit me një reformim të rrejshëm.

“Kjo është vetëm se gjenerata e re prej shkollës politike të Ali Ahmetit për intriga dhe manipulime me opnionin me qëllim të ruhet koordinimi dhe dominance në krim dhe korrupsion. Roli i këtyre ministrave është që të ruan kontinuitetin e jetës në politikë, të aktron si lule që rrënjët i ka thellë në pleh dhe të siguron imunitetin e Zotit Ahmeti dhe kësaj klasës së deritanishme të BDI-së. Është thjeshtë një hedhje pluhur opinionit që nuk kalon më dhe më vjen mirë që edhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare janë në këtë vijë që e konsiderojnë si një sjellje joserioze të zotit Ali Ahmeti”, theksoi analisti Arsim Zekolli.

Ramadani dhe Zekolli thonë se në BDI jo vetëm që nuk ka një reformim real aktualisht, por edhe për një kohë të gjatë nuk mund të mendohet për një proces të tillë.

Temat
Rajon

Të afërta