12 persona arrestohen për sulmet në Turqi

Janë arrestuar 12 persona në Turqi pas shpërthimit vetëvrasës në qytetin e Bursës, në veriperëndim të vendit, njofton NTV.

Detajet e arrestimit ende nuk dihen, thonë zyrtarët.

Një grua ka kryer sulm vetëvrasës dje në qytet Bursës, duke plagosur të paktën tetë persona. Sulmi ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Madhe të shekullit të 14, që është simboli historik i qytetit.

Turqia këtë vit, është goditur nga një seri e sulmeve vetëvrasëse, duke përfshirë dy në Stamboll.

Ankaraja zyrtare ka akuzuar shtetin islamik , ndërsa përgjegjësinë e kanë marrë ekstremistët kurdë.

Temat
Botë

Të afërta