Thaqi:Mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane”, ka shtuar ai.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në krim të organizuar.

“E përshëndes dhe mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit”, është shprehur presidenti Thaçi.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi kërkoi nga të gjithë që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Temat
LajmeVend

Të afërta