Shpërthim në Bursa të Turqisë, 1 i vdekur

Si pasojë e një shpërthimi pranë Ulu Xhami-së në Bursa të Turqisë, 1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga informacionet paraprake mësohet se një shpërthim, arsyeja e të cilit ende nuk dihet, ka ndodhur në afërsi të hyrjes së Ulu Xhami-së në qytetin e Bursës.

Menjëherë pas shpërthimit një numër i madh ambulancash, ekipe shpëtimi dhe forcat policore kanë mbërritur në vend ngjarje.

Nga informacionet e para mësohet se si pasojë e shpërthimit 1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të qytetit të Bursës.

Temat
Botë

Të afërta