Pse është një ditë kaq e veçantë për Teuta Krasniqin?

Tara padyshim personi më i çmuar për nënën e saj Teutën.

Teksa ajo sot mbush 6 vite, Teuta ka zgjedhur që t’i shkruaj asaj një urim shumë emocionues në rrjetet sociale. Në fotografin të cilën Teuta ia ka bashkangjitur urimi Tara, duket vërtet një princeshë e vogël. Në urim ndër të tjera Teuta shkruan kështu:

“Sot 6 vjet, linde Ti, e shtrenjta ime Tara, por në të njejtën dite linda edhe une si nënë. Ti je bekimi më i madh i jetës sime.Ti je dielli im, ylli im, hëna ime, fryma ime, je motivi im për jetë, je shpirti i shpirtit tim. Ky vit është i veçantë për ty, sepse sivjet ti do të fillosh shkollën dhe po ashtu sivjet do të bëhesh “motra e madhe”?? Unë të dëshiroj nga thellësia e zemrës sime, të të bekoj Zoti gjithmonë me shëndet, shumë dashuri, plot suksese e mbarësi dhe gjitha këto të mira, ti shijosh me njerëzit tu të dashur pranë gjithmonë. Të don përgjithmonë, pa kusht dhe pa kufi, mami ????.

 

auto_tata1461756179

Temat
Showbiz

Të afërta