Opinione

NUK ESHTE E OBLIGUESHME TE NA DUAN, POR ESHTE E OBLIGUESHME TE NA RESPEKTOJNE!

By Emanuel Demaj

April 27, 2016

Derisa poeti modern turk Ismet Ozel, e sheh te rrezikshme per shtetin turk, nese shqiptaret qe jetojne atje, dhe qe u shperngulen me dhune dikure nga vendi i tyre, ndihen ende shqiptar e jo turq. per Kosoven nuk eshte aspak e rrezikshme, nese nje pjese e shqiptarve te Kosoves, ndihen si turq, madje edhe e ka shpallur diten e identitetit te tyre, dhe per ta festuar ate vijne edhe zyrtare te larte te shtetit turk, priten nga zyrtarete larte te shtetit te Kosoves dhe ne prezence te tyre japin deklarata per te kaluaren e perbashket te lavdishme, te cilen po punojne qe te e rikthejne . Kosova , nuk kishte fuqi qe te pengoje konvertimet per nje ndihme ekonomike, apo edhe per nje iftar qe organizojne organizatat turke ne Kosove, per skamnoret, duke e shfrytezuar keshtu varferine e ketij vendi, te cilin e shtrydhen perpos te tjerve edhe klasa e politikaneve te pasluftes.